Site icon Telegrafi

Italia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme, Guiseppe Conte: Masat janë marrë për ta mbajtur nën kontroll situatën me COVID-19

Italia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme, Guiseppe Conte: Masat janë marrë për ta mbajtur nën kontroll situatën me COVID-19

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e shpallur si kundërpërgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, sipas të gjitha gjasave do të vazhdohet edhe pas 31 korrikut, ka bërë të ditur sot kryeministri italian Guiseppe Conte, raporton BBC.

Bazuar në situatën aktuale në të cilën gjendet Italia, sipas Contes është “e natyrshme që do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit”, transmeton Telegrafi.

Ai pranoi se masat ishin ndërmarrë për ta luftuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, dhe në njëfarë mënyrë të tentojnë ta vënë situatën nën kontroll.

Gjendja e jashtëzakonshme u mundëson autoriteteve lokale të aplikojnë procedurat që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Këtu përfshihet ndalimi i lëvizjes dhe udhëtimit, mbyllja e hapësirave publike si dhe tubimet publike.

Kanë kaluar më pak se një muaj që kur në fillim të qershor, diplomatët italianë kishin vizituar kryeqytetet e vendeve evropiane duke i bindur kolegët e tyre se duhet t’i hapin kufijtë me Italinë, por sot kjo situatë është plotësisht ndryshe – Italia po vë masat e reja, e një prej tyre është mbyllja e kufijve për t’u mbrojtur nga coronavirusi, pasi që të huajt që po e vizitojnë këtë vend “po ua dërgojnë” virusin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version