Site icon Telegrafi

Italia uroi Maqedoninë e Veriut për bisedimet: Krahas momenteve të vështira në të cilën ndodhemi, duam t’ju urojmë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov sot kishte bisedë telefonike me shefin e diplomacisë italiane, Luigi Di Maio.

Di Maio uroi Dimitrovin për vendimin pozitiv për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se krahas momenteve të rënda në të cilën ndodhet vendi, dëshiron t’ju urojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për këtë sukses, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov, sipas njoftimit të MPJ-së, falënderoi kolegun italian për përkrahjen e vazhdueshme, por edhe për vëmendjen dhe përkushtimin që Maqedonia e veriut e ka marrë nga Italia pikërisht në momentet më të vështira të pandemisë.

“Të urohet suksesi i miqve në kohën kur vet ju kaloni momente të vështira, është dëshmi për miqësinë mes Italisë dhe Maqedonisë”, vlerësoi Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version