Atëherë kur i nevojitet fitorja më së shumti, atëherë e arrijnë.
Italia ka treguar forcën e kampionit në fuqi të Evropës duke fituar në udhëtim te Hungaria me rezultat të pastër 0-2.
Kampionët në fuqi të Evropës e nisën më mirë ndeshjen duke sulmuar, ku krijuan raste të mira me Raspadorin e Gnonton, por pa sukses.
E goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të, kur Giacomo Raspadori arriti të përfitoj nga një gabim skandaloz i vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
#Raspadori takes advantage of a mix-up at the back to coolly slot home 🥶#HUNITA 🇭🇺 0-1 🇮🇹 (27')#NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/C7VCRZlPHw
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) September 26, 2022
Italianët shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimal 0-1.
Mysafirët e nisën edhe më mirë pjesën e dytë, kur në minutën e 52-të shënuan edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Playing some good stuff 📸 ⚽#HUNITA #NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/y4LzDUhNEI
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) September 26, 2022
Bryan Cristante dhuroi një asistim fantastik për Federico Dimarco i cili nga afërsia shënoi për ta dyfishuar epërsinë e italianëve.
Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por portieri italian Donnarumma ishte në top formë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në disa raste.
#DiMarco on the half volley fires just over 🔥#HUNITA 🇭🇺 0-2 🇮🇹 (57')#NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/bMYf6x9S0Z
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) September 26, 2022
Deri në fund të ndeshjes, Italia u mbrojt mirë dhe mori një fitore të madhe nga udhëtimi në Budapest, duke e mposhtur për herë të dytë Hungarinë në grup.
#Donnarumma reacts well to a deflected shot to keep it out 🧱#HUNITA 🇭🇺 0-2 🇮🇹 (63')#NationsLeague #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/ZaPuRnMzPa
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) September 26, 2022
Kësisoj Italia përfundon si lider në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve dhe do të luaj në ‘Final-Four’.
‘Azzurët’ e mbyllën grupin me 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve duke lënë në vend të dytë Hungarinë me 10 pikë, derisa në vendin e tretë është Gjermania me shtatë dhe në të fundit anglezët me vetëm tri pikë. /Telegrafi/