Site icon Telegrafi

Italia tejkaloi për nga numri i vdekjeve Britaninë, tani ajo ka më së shumti në Evropë

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusët në Evropë që nga shpërthimi i pandemisë – 64,036 – duke zënë vendin e Mbretërisë së Bashkuar që ka mbajtur deri më tani atë rekord famëkeq.

Ministria Italiane e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se 649 njerëz kishin vdekur në 24 orët e fundit, së bashku me 19,903 raste të reja.

Vetëm Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Meksika janë goditur më rëndë nga shpërthimi, raporton reuters.

Të dhënat për Evropën e mbledhura nga France Presse tregojnë se Italia arriti Mbretërinë e Bashkuar të shtunën (e cila ka dhjetë vdekje më pak, 64,026), pasuar nga Franca (57,567), Spanja (47,624), Rusia (46,453) dhe Polonia (22,676).

Ndryshe, që nga 1 nëntori, Italia raportoi më shumë se 25 mijë vdekje (25,418), pothuajse aq sa kishte nga 2 prilli deri në fund të retorit (25,463). /Telegrafi/

Exit mobile version