Site icon Telegrafi

Italia shtrëngon masat kundër emigracionit klandestin

Ligji i ri u denoncua nga e majta, shoqatat katolike, ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe u kritikua gjithashtu nga instancat evropiane.

Ai parashikon veçanërisht krijimin e krimit të emigracionit klandestin që dënohet nga 6 muaj deri në katër vjet burg, rëndimin me një të tretën e dënimeve të parashikuara në rast dënimi të një emigranti klandestin, dëbime më të lehta për emigrantët pa dokumente dhe një dënim nga 6 muaj deri në tre vjet burg për pronarët që u japin banesë klandestinëve.

Qëndrimi nëpër qendrat pritëse do të zgjatet gjithashtu nga 2-18 muaj, konform një dispozite të re të "direktivës së kthimit", të miratuar së fundmi nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version