Italia ka shtuar më shumë rajone të prekura nga coronavirusi në “zonat e kuqe” me rrezik të lartë ndërsa rastet në të gjithë vendin shënuan një rekord të ri ditor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Campania dhe Toskana do të bashkohen me rajone të tjera të vendosura nën masat më të rrepta të bllokimit nga e diela.
Autoritetet në Campania, e cila përfshin Napolin, kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor atje është afër kolapsit.
Njoftimi i së premtes erdhi ndërsa Italia konfirmoi 40,902 infeksione të reja – numri më i lartë ndonjëherë në ditë.
Ai kaloi shifrën e një milion në fillim të kësaj jave dhe ka pasur më shumë se 44,000 vdekje.
Këshilltari i qeverisë për koronavirus, Walter Ricciardi, u tha gazetarëve se vendi ka “dy deri tre javë për të vendosur nëse do të vendosë një bllokim të ri kombëtar”.
Ndryshe, në fillim të këtij viti Italia u bë epiqendra e pandemisë në Evropë, por vuri nën kontroll shpërthimin e saj me një bllokim të ashpër kombëtar.
Kufizimet u hoqën gradualisht me lehtësimin e rasteve, por javën e kaluar – e përballur me një valë të dytë infeksionesh, ajo prezantoi masa të reja. /Telegrafi/