Roja bregdetare italiane ka thënë se më shumë se 900 migrantë janë shpëtuar në katër operacione të ndara në Strait të Sicilisë të shtunën, ndërsa autoritetet libiane kanë thënë se kanë shpëtuar edhe rreth 600 migrantë tjerë nga katër barka, një prej të cilave u zhyt.
Një zëdhënës i forcave detare të Libisë, Ayoub Qassem, ka thënë se trupat e katër femrave të vdekura janë nxjerrë nga deti, ndërsa edhe disa migrantë konsiderohen të zhdukur, raporton Reuters.
Shërbimet emergjente italiane kanë nxjerrë nga deti një trup të pajetë gjatë operacioneve të tyre të shpëtimit.
Migrantët e shpëtuar në brigjet libiane të shtunën ishin nga vende afrikane dhe nga Bangladeshi.
Ndërsa, edhe më shumë se 550 migrantë tjerë janë shpëtuar në operacione tjera nga e mërkura deri të premten, dhe 17 janë shpëtuar të enjten të cilën u lënduan rëndë pasi barka e tyre u përfshi nga zjarri, ka thënë Qassem.
Ndërkaq, roja bregdetare italiane nuk ka bërë të ditur të dhëna mbi kombësitë e viktimës apo të atyre që i kanë shpëtuar.