Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Shteti fitues është Italia.
Në mesin e shumë përfaqësuesve, grupi Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor.
Ata u paraqitën me këngën “Zitti E Buoni”, ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.
Grupi i njohur në këtë garë la anash shtetin e Francës dhe në vendin e tretë atë të Zvicrës.
Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears” ishte artisti shqiptar që arriti të vendos Zvicrën në vendin e tretë me radhë.
Këngëtari dha një performancë të shkëlqyeshme në skenë, teksa mori vota të shumta edhe nga audienca.
Vlen të theksohet se në Eurovision ishin plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm që u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.
Finalja e këtij viti u organizua me prezencën edhe të artistes shqiptare, Anxhela Peristeri, e cila mahniti publikun me interpretimin e këngës së saj.
Anxhela Peristeri dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare me këngën e saj “Karma” u rëndit e 21-ta. /Telegrafi/