Vetëm në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 20,497 raste të reja me COVID-19.
Veç kësaj, po gjatë të njëjtës periudhë kohore, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera të virusit, tha të premten Ministria e Shëndetësisë.
Kjo shifër llogaritet si më e lartë nëse krahasohet me 12,527 raste të reja dhe 79 viktima të tjera të enjten.
Madje, hera e fundit që Italia kishte mbi 20,000 raste të reja ishte 3 prilli, kur ishin 21,261.
Ndërkohë, hera e fundit që Italia pati mbi 100 viktima më shumë ishte 28 maji, kur ishin 126.
Gjatë kësaj periudhe 24 orëshe thuhet se janë bërë rreth 716,287 teste më shumë, krahasuar me 312,828 të enjten.
Ndryshe, numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 5,185,270, dhe numri i të vdekurve 134,669. /Telegrafi/