Telegrafi

Italia shënon rekord ditor të rasteve me coronavirus, numër i madh i të vdekurve gjithashtu

E marta pa një rekord të ri në numrin e infeksioneve të përditshme me COVID-19 në Itali, numër ky prej 21,994 rasteve, tha ministria e shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky numër i rasteve doli pasi u bënë rreth 174,398 testime.

Ndërkohë, numri ditor i të vdekurve ishte 221.

Në këtë kontekst, mediat vlerësojnë se Italia po përballet me një valë të dytë të coronavirusit.

Përkundër kësaj, kufizimet e reja të qeverisë kanë shkaktuar një reagim të ashpër me protesta të përhapura, disa prej tyre të dhunshme. /Telegrafi/