Tani janë gjithsej 107,709 njerëz që aktualisht kanë coronavirus në Itali, 528 më pak se dje, tha Autoriteti i Mbrojtjes Civile të vendit.
Dhe kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është dita e dytë me radhë që ka pasur një ulje të rasteve aktive të coronavirusit në këtë vend.
Siç bëhet e ditur më tej, numri i pacientëve në kujdes intensiv gjithashtu u zvogëlua për 102, duke e çuar në 2,471 persona.
Ndërkohë, numri i të shtruarve në spital ka rënë me 772, por ka ende më shumë se 24,000 njerëz të shtruar në spital për coronavirus në Itali.
Ndryshe, Italia ka pasur gjithsej 183,957 raste të konfirmuara të COVID-19 që nga fillimi i epidemisë dhe gjithsej 24,648 vdekje.
Ndërsa nga e hëna në të martën 534 njerëz të tjerë kanë ndërruar jetë, brenda 24 orëve. /Telegrafi/