Telegrafi

Italia sheh “kulm rastesh” me coronavirus në disa rajone – të dhënat për 24 orët e fundit tregojnë edhe një tjetër rritje

Rastet e reja të COVID-19 në Itali u rikthyen në 24 orët e fundit të martën, me 10,874 raste, qindra më shumë se të hënën kur u regjistruan 9,338.

Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, këto rezultate dolën pas kryerjes së 144,000 testeve për coronavirus.

Po sipas mediave italiane, kishte 89 vdekje të reja, nga 73 të hënën, tha ministria e shëndetësisë.

Italia po sheh një kulm në rastet në disa rajone, të udhëhequr nga Lombardia dhe Campania, ku janë urdhëruar shtetrrethimi.

Kryeministri Giuseppe Conte tha të martën se masat lokale duhet të koordinohen ende në shkallë vendi. /Telegrafi/