Site icon Telegrafi

Italia sërish nuk fiton me Mancinin, barazon me Holandën

TURIN, ITALY - JUNE 04: Lorenzo Insigne and Mattia Perin of Italy gesture during the International Friendly match between Italy and Netherlands at Allianz Stadium on June 4, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Italia ka qenë nikoqire e kombëtares së Holandës në miqësoret prestigjioze që po mbahet para fillimit të botërorit Rusia 2018.

Italianët nuk kanë arritur të triumfojnë në “Juventus Stadium” kundër holandezëve duke barazuar 1-1, e cila gjë ka bërë që mos të triumfojë sërish Roberto Mancini.

Andrea Belotti kishte rastin më të mirë në pjesën e parë kur në minutën e 32 nuk u tregua i suksesshëm para portierit Cilessen.

Paraprakisht, në minutën e tretë italianëve iu anulua një gol si pasojë e pozitës së jashtë loje të Belottit.

Ryan Babel dhe Davide Zappacosta (Getty Images)

Në 45 minutshin e dytë italianët e kërkuar rrugën e golit dhe këtë ia arritën pas një aksioni mirë të ndërtuar.

Ishte sulmuesi Simone Zaza, i cili devijoi topin e larguar prej mbrojtësit Virgil van Dijk, në drejtim të golit të kundërshtarëve në të 66 minutë.

Dy minuta më vonë mbrojtësi Dominico Criscito u përjashtua me karton të kuq pasi që ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Ryan Babelit.

Portieri Matia Perin ishte shpëtimtar i italianëve, kur nuk lejoi të mposhtej nga Memphis Depay (’73) dhe Tonny Vilhena (’81) gjersa edhe Federico Chiesa kishte një rast për të dyfishuar epërsinë ndaj mysafirëve.

Por, Nathan Ake arriti të barazoi gjithçka dy minuta para përfundimit të takimit, kur mori një pasim të saktë nga Steven Berghuis dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Theksojmë se gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe shumë takime miqësore gjersa këto dy kombëtare nuk kanë arritur të kualifikohen për në Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=S7YHMHqW4Ck

Exit mobile version