Site icon Telegrafi

Italia së shpejti vendos për kufizimet e reja kundër COVID-19

Ministri i shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, tha të dielën se të dhënat e reja për sa i përket situatës së pandemisë ishin të “tmerrshme” dhe se vendi kishte dy ditë kohë për të miratuar kufizime të mëtejshme për të frenuar përhapjen.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, të shtunën vendi regjistroi pothuajse 32 mijë raste të reja me coronavirus, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi vdekjeprurës u rrit në 38 mijë.

“Ne kemi 48 orë për të miratuar masa të mëtejshme shtrënguese”, u shpreh Speranza.

Një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar numrat, sipas ministrit.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version