Telegrafi

Italia, së shpejti tre projekte të reja në vend

Bëhet fjalë për një financim të Italisë, me 51.5 milionë euro kredi-ndihme dhe 235 mijë euro falas. 13 milionë euro parashikohen për linjën e re të Elbasan-Tiranë; 22 milionë për dispeçerinë e tele-kontrollit dhe 24.5 milionë për nënstacionin e ri të Tiranës.

Nga viti 1991, qeveria italiane ka ndihmuar sektorin energjitik shqiptar me 130 milionë euro, kredi dhe grante. /tar/