Site icon Telegrafi

Italia rrit objektivat për deficitin buxhetor në 2.4%

Qeveria e re italiane propozoi një buxhet për vitin 2019, që projekton rritjen e deficitit buxhetor 3 herë sipër objektivit të administratës së kaluar, duke nxitur një betejë me Komisionin Europian dhe shkaktuar shitje të obligacioneve shtetërore.

Italia ka barrën e dytë më të madhe të borxhit në Europë, në 130% të PBB dhe ndodhet në presion nga Bashkimi Europian për të frenuar shpenzimet, prej shqetësimeve se mund të shkaktojë një krizë të borxhit në Eurozonë.

Qeveria ra dakord të Enjten në mbrëmje për një buxhet që projekton deficitin në 2.4% të PBB për 3 vitet e ardhshme, në mënyrë që të financojë shpenzimet në mirëqenie, uljet e taksave dhe investimet në infrastrukturë.

Kjo shënoi një fitore të liderëve populistë, ndaj Ministrit të Ekonomisë Giovanni Tria, i cili është përpjekur të qetësojë investitorët.

Tria kërkonte një deficit prej 1.6% vitin e ardhshëm, në përpjekje për të respektuar kërkesat e Bashkimit Europian.

Euro ra pas lajmërimit, ndërsa obligacionet e qeverisë italiane patën ditën më të keqe në 3 muaj. Komisioneri për çështjet ekonomike, Pierre Moscovici, tha se nuk do të arrihet asgjë nga konflikti për buxhetin italian, por shtoi se nuk është gjithashtu në interes që Italia nuk respekton rregullat apo redukton borxhin.

“Ekziston një dakordësi brenda qeverisë për një deficit prej 2.4%. Ne jemi të kënaqur, ky është buxheti i ndryshimit”, tha lideri i partisë 5 Yjet, Luigi di Maio dhe kryetari i Ligës, Matteo Salvini. / Telegrafi/

Exit mobile version