Site icon Telegrafi

Italia rikthehet nga disavantazhi për ta mposhtur Bosnje e Hercegovinën

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Italia është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Bosnje e Hercegovinën (2-1) në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Azurrët ishin skuadër nikoqire, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Edin Dzekos (32′) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Me të filluar gjysma e dytë, rezultati u barazua me golin e shënuar nga Lorenzo Insigne (49′).

(Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Për përmbysjen e rezultatit dhe golin e fitores u kujdes mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti (86′).

Kjo ishte fitorja e katërt e Italisë nga po aq ndeshje në Grupin J, ku kryeson me tri pikë përpara përcjellësit të parë që është Finlanda. /Telegrafi/

Exit mobile version