Italia ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Zvicrës e vlefshme për 1/16 në EURO 2024, një rival që italianët e njohin mirë.
Ka qenë pikërisht Zvicra që e kishte lënë Italinë në vendin e dytë në eliminatore për Katar 2022, ku pastaj italianët humbën nga Maqedonia e Veriut në play-off.
Por tani përballje e cila do të luhet më 29 qershor në “Olympiastadion” në Berlin, sjell kujtimet edhe pse të largëta, të bukura për kampionët në fuqi të Evropës.
Italia do të rikthehet në Berlin pas 6565 ditësh, pas triumfit në finalen e Kupës së Botës vitin 2006, në finalen e madhe të luajtur më 9 korrik ndaj Francës.
Kombëtarja e drejtuar në atë kohë nga Marcello Lippi fitoi Kupën e Botës të katërtën në historinë, teksa tani, me Luciano Spalletin në krye, “blutë” kërkojnë biletën për në çerekfinalet e EURO 2024.
Në fazën e grupeve, Italia fillimisht luajti në Dortmund ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Spanjës u vendosën në Gelsenkirchen dhe në fund ndaj Kroacisë, italianët luajtën në Leipzig.
Në vitin 2006 stacioni i Berlinit ishte i fundit, por këtë herë Italia do të zbarkojë në raundin e parë të eliminimit direkt./Telegrafi/