Telegrafi

Italia rigjallëron planin për urën e Sicilisë

Qeveria italiane ka miratuar 23 miliard dollarë për programin e rindërtimit të rrugëve dhe të transportit, që sipas saj do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do të stimulojë ekonominë e dobësuar të vendit.
Qeveria thotë se programi do të krijojë mijëra vende të reja pune.

Programi përfshin ndërtimin e një rruge të diskutueshme dhe të një ure hekurudhore që lidh ishullin e Siçilisë me pjesën tjetër të vendit. 

Disa kritikë të planit kanë shfaqur drojën se një shumë e madhe e parave të taksapaguesve do të merren nga Mafia, që kontrollon shumë nga projektet e punëve publike në jug të Italisë.

Të tjerë thonë se ajo do të jetë e pasigurt. /bbc/