Telegrafi

Italia me rekord ditor, mbi 20 mijë persona të infektuar me coronavirus

Italia raportoi një rekord të ri ditor sa i përket të të infektuarve me coroanvirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, 21,273 persona janë infektuar me virus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali tani ka arritur shifrat e 525,782 njerëzve, raporton reuters.

Lexo po ashtu Rritje e rasteve me COVID-19, Italia mbyll kinematë, palestrat dhe pishinat

Gjithashtu është bërë e ditur se 128 njerëz të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 37,338.

Ndryshe, shteti italian do të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje për të frenuar rritjen e shpejtë të rasteve nga coronavirusi. /Telegrafi/