Italia ka regjistruar 4,458 infeksione të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e madhe ditore që nga mesi i prillit kur vendi ishte nën një bllokim kombëtar.
Kjo është rritja më e madhe brenda një dite që nga 12 prilli, kur u raportuan 4,694 infeksione të reja, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Qeveria italiane arriti të vërë nën kontroll epideminë me cronavirus duke vendosur një nga bllokimet më të rrepta mbarëkombëtare në botë nga marsi, raporton BBC.
Ky bllokim shkaktoi kosto të mëdha ekonomike, por lejoi qeverinë të rihapte restorantet, baret dhe dyqanet deri në verë.
Por virusi po përhapet edhe një herë, megjithëse me një ritëm më të qëndrueshëm sesa gjatë valës së parë të pandemisë. Të enjten, qeveria e bëri të detyrueshme vendosjen e maskave në fytyrë në hapësira publike. /Telegrafi/