Italia ka regjistruar rritjen më të lartë ditore në rastet e coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, tregojnë shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore italiane raportuan 7,332 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në të paktën 372,799 që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN.
Numri tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur gjatë valës së parë të pandemisë së 21 marsit, kur të paktën 6,557 raste u regjistruan për një periudhë 24-orëshe, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditës së kaluar, 43 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të paktën 36,289.
Ndryshe, kufizimet shtesë u njoftuan të martën nga kryeministri, Giuseppe Conte dhe Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza duke i bërë maskat të detyrueshme në ambiente të mbyllura përveç kur ndodheni në shtëpi. /Telegrafi/