Në 24 orët e fundit, numri i viktimave në Itali është rritur me 242 duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31,610.
Gjithashtu janë regjistruar 789 raste pozitive më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 223,885.
Të infektuar aktual pozitiv me COVID-19 janë reduktuar në 72,070.
Edhe numri i të sëmurëve me coronavirus në kurim në strukturat spitalore është ulur në 10,792 e në repartet e terapisë intensive në 808 pacientë.
Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë shënuar 115 viktima duke çuar numrin e tyre në 15,421 e të infektuarve në 84,119.
Në Itali deri më sot janë kryer 2,875,680 testime. /kp/Telegrafi/