Telegrafi

Italia regjistroi një rekord me 993 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistroi një rekord me 993 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë ditor në pandemi.

Kështu, siç shkruan ANSA, përcjell Telegrafi, ka thënë të enjten ministria e shëndetësisë, sipas së cilës, gjatë po të njëjtës periudhë ka pasur 23,225 raste të reja me COVID-19.

Ky numër është më i lartë nëse krahasohet me 20,709 raste të reja dhe 684 të vdekura të së mërkurës.

Ndërkohë bëhet e ditur se raporti i pozitiveve ndaj testimeve ishte “i qëndrueshëm” të enjten – në 10.2%.

Veç këtyre, bëhet e ditur se kishte 19 raste më pak raste në Kujdesin Intensiv dhe 682 më pak pranime në spital. /Telegrafi/