Site icon Telegrafi

Italia regjistroi bilancin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në tre javë: 431 vdekje në 24 orët e fundit

Në Itali, 431 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit dhe 4092 u infektuan.

Vdekjet në Itali nga COVID-19 sot arrijnë në 19.899, me 431 të regjistruar më shumë në 24 orët e fundit, një shifër më e ulët se një ditë më parë dhe më e ulëta që nga 18 marsi, ndërsa numri i personave të infektuar me coronavirus është zvogëluar.

Dje Italia pati 619 vdekje dhe 570 të premten. Italia është vendi më i prekur pas Shteteve të Bashkuara që prin me numrin e të vdekurve dhe të infektuarve, transmeton Telegrafi.

Aktualisht janë 102.2253 persona të sëmurë. Gjithsej janë shëruar 34.211 persona, prej tyre 1.677 në 24 orët e fundit, gjithashtu një shifër shumë e favorshme, sipas të dhënave të transmetuara nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Qeveria italiane zgjati deri në 3 maj masat e jashtëzakonshme të vendosura një muaj më parë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ata e morën atë vendim pavarësisht nga rënia e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve të premten dhe rritja e numrit të njerëzve që janë duke u shëruar.

Giuseppe Conte ka qenë nën presion të dyfishtë për disa ditë.

Mjekët dhe shkencëtarët po e kërkojnë atë që të mos nxitojë për të hequr izolimin në mënyrë që pandemia të mos fillojë të përhapet përsëri pasi është ngadalësuar për dhjetë ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version