Site icon Telegrafi

Italia regjistroi 846 viktima dhe 14 mijë raste të reja nga coronavirusi

Medici ed infermieri al lavoro nei reparti di terapia intensiva dell' ospedale modulare Covid allestito nell'area dell' Ospedale del Mare, Napoli 20 ottobre 2020ANSA / CIRO FUSCO

Italia regjistroi 846 viktima si pasojë e coronavirusit brenda 24 orëve të fundit, njoftoi ministria e shëndetësisë në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 14 mijë raste të reja u regjistruan brenda një dite.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Itali tanimë është 65 mijë.

Ministria thotë se 162 mijë teste janë kryer përgjatë 24 orëve të fundit, derisa një ditë më parë janë kryer 103 mijë sosh.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve është 1.8 milion. /Telegrafi/

Exit mobile version