Italia ka regjistruar 19 mijë të prekur nga coronavirusi dhe 785 viktima brenda një dite, tha zyrtari i ministrisë së shëndetësisë, Gianni Rezza.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, vendi raportoi të hënën 16 mijë raste si dhe 672 të vdekur.
Vlerësohet se numri i njerëzve të pranuar në spital ra me 376 derisa numri i rasteve në kujdesin intensiv me 81.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve botërisht nga virusi vdekjeprurës u rrit në 63 milionë, derisa janë shënuar 1.4 milion viktima.
Ekspertët thonë se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër coronavirusit.
Deri më tani vlerësohet se dy vaksina kanë aplikuar tek rregullatorët shëndetësorë për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent. /Telegrafi/