Site icon Telegrafi

Italia regjistroi 352 viktima dhe 15 mijë raste të reja nga coronavirusi

Covid: test rapidi in aeroporto Palermo anche per chi parte Foto arrivate su whatsapp da Nuccio Francesco

Italia ka raportuar 352 viktima si pasojë e coronavirusit të dielën, derisa të shtunën pati regjistruar 553 sosh, deklaroi ministria e shëndetësisë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, përcjell Telegrafi, vendi raportoi 15 mijë raste të reja me COVID-19, ndryshe nga 16 mijë të raportuara një ditë më parë.

Bazuar në të dhënat e azhurnuara nga Universiteti John Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve në Itali është 1.9 milion.

Lexo po ashtu Italia, vendi i fundit evropian që urdhëroi mbylljen gjatë Krishtlindjeve

Ndërkohë, që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, vendi ka regjistruar 68 mijë të vdekur.

Italia ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, në një përpjekje për të luftuar rritjen e rasteve nga coronavirusi.

Vendi do të jetë nën kufizimet e “zonës së kuqe”gjatë festave publike, pasi dyqanet jo-thelbësore, restorantet dhe baret do të mbyllen; banorët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore dhe urgjente. /Telegrafi/

Exit mobile version