Senati Italian ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protokolli kishte kaluar në Dhomën e ulët të Kuvendit, por ratifikimi në Senat u shty për shkak të krizës politike, e cila u zgjidh me formimin e Qeverisës së Italisë.
Falënderim për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nëpërmes profilit të saj në Facebook.
“Faleminderit Itali, Edhe një ratifikim të protokollit të NATO-s”, shkruan Sheqerinska.
Së bashku me Italinë deri më tani 23 shtete kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Pritjet janë që protokolli të ratifikohet nga të gjitha vendet dhe me këtë të anëtarësimi i plotë në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, e caktuar për 3 dhe 4 dhjetor në Londër./Telegrafi/