Site icon Telegrafi

Italia raporton rënie të rasteve nga coronavirusi për të tretën ditë me radhë – janë shëruar rreth 2,900 persona të tjerë

Numri i rasteve nga coronavirusi në Itali, ka rënë për të tretën ditë me radhë, ndërsa 2,943 persona të tjerë janë shëruar, shifër kjo rekorde.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi ka raportuar 437 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25 mijë.

Numri i përgjithshëm i rasteve përfshirë viktimat dhe 54 mijë personave të shëruar, u rritën për 3,370 në 187,327.

Ndryshe, komisioneri i posaçëm italian për situatat emergjente, thotë se për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, kanë më shumë respiratorë sesa pacientë në repartet e kujdesit intensiv.

“Kjo na jep fuqi të ecim përpara”, thotë Domenico Arkuri, komisioneri i posaçëm italian për situata emergjente, transmeton Telegrafi.

Në Itali gjenden rreth 2,500 pacientë të shtrirë nëpër repartet e kujdesit intensiv për shkak të infeksionit nga coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version