Numri i rasteve nga coronavirusi në Itali, ka rënë për të katërtën ditë me radhë, në 106,848, ndërsa raportohet se 3 mijë persona të tjerë janë shëruar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi ka raportuar 464 vdekje të reja të enjten, 27 më shumë sesa të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25 mijë.
Ndryshe, shifra e përgjithshme e të prekurve në Itali, përfshirë viktimat dhe 57 mijë të shëruarit, ka shkuar në 189 mijë.
Ndërkaq në Spanjë në 24 orët e fundit janë shënuar 440 të vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në 22 mijë.
Kryeministri, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/