Italia ka regjistruar brenda një dite rreth 31 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi afro 200 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 38 mijë.
“Dje jemi përballur me 26 mijë raste të reja, ndërsa sot tejkalum shifrën prej 31 mijë”, tha Gianni Rezza nga ministria e shëndetësisë.
Rritje ditore të rasteve kanë raportuar edhe shumë vende evropiane kohëve të fundit, sakaq numri vlerësohet të jetë shumë më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë.
Italia që dikur ishte epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në Evropë, ka filluar të përballet ashpër me rritje të infeksioneve të reja. /Telegrafi/