Italia regjistroi 99 vdekje nga coronavirusi të hënën, shkalla më e ulët ditore që prej fillimit të muajit mars, ndërsa u konfirmuan 451 raste të reja.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet për një rënie të konsiderueshme të infeksioneve të reja në Lombardi, pasi vendi konfirmoi 175 raste të hënën.
Bëhet e ditur se baret, restorantet, dyqanet, sallonet, muzetë, bibliotekat dhe kishat u rihapën të hënën, ndërsa vendi ka filluar lehtësimin e masave në mënyrë graduale.
Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte, paralajmëroi qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror.
“Sot vendi po ‘shërohet’, mirëpo na pret ende një rrugë e gjatë”, tha Conte.
Ndryshe numri i të infektuarve në Itali me COVID-19, shënon shifrën prej 225 mijë, përfshirë, 32 mijë të vdekur dhe 127 mijë të shëruar. /Telegrafi/