Italia ka regjistruar 636 vdekje brenda një, numri më i madh që nga 6 prilli.
Brenda një dite janë regjistruar 37,978 raste të reja të coronavirusit, raporton cnn.
Që nga fillimi i pandemisë, 43,589 njerëz kanë vdekur, ndërsa 1,066 milion njerëz janë infektuar.
Ministria shprehet se 234,672 njerëz u testuan gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Rajoni verior italian i Lombardisë mbetet zona më e goditur, pasi regjistroi 9,291 raste të reja, që është dukshëm më shumë se 8,180 raste të raportuara të mërkurën. /Telegrafi/