Italia ka raportuar 604 të vdekur nga coronavirusi të martën, megjithëse vendi ka shënuar rritje më të ulët të rasteve ditore që kur u vendosë në karantinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e reja u rritën me vetëm 0.9 për qind me 880 persona, ndërsa 1,555 persona janë shëruar.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali është rritur në 135,586, duke përfshirë 17,127 të vdekur dhe 24,392 të rikuperuar.
Ndërkaq sipas statistikave të fundit, Britania e Madhe dhe Franca, janë duke shkuar hapave të frikshëm të Italisë dhe Spanjës sa i përket pandemisë së coronavirusit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar deri më tani 368 mijë raste, 11 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 19 mijë njerëz janë shëruar. /Telegrafi/