Site icon Telegrafi

Italia raporton 195 të vdekur nga coronavirusi brenda 24 orëve

Italia ka raportuar 195 të vdekur nga coronavirusi të mërkurën, 23 më shumë sesa të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 31 mijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se numri i të prekurve brenda 24 orëve u rrit me 888, nga 514 sa janë raportuar të martën.

Raportohet se kabineti i kryeministrit italian, Giuseppe Conte, pritet të miratojë së shpejti një pako prej 55 miliardë dollarë për të ringjallur ekonominë e vendit.

Kjo shumë do t’i ndahet: bizneseve të vogla, familjeve që luftuan virusin në bllokim, punëtorëve, të vetëpunësuarve, sektorit të shëndetësisë, njashtu kulturës dhe turizmit.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali nga coronavirusi, përfshirë viktimat dhe të shëruarit u rrit në 221 mijë./Telegrafi/

Exit mobile version