Site icon Telegrafi

Italia raportoi numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga muaji mars shkaku i COVID-19

Italia regjistroi 853 viktima të martën për shkak të coronavirusit – numri më i lartë ditor nga fundi i muajit mars.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi raportoi 23 mijë raste të reja me sëmundjen e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga coronavirusi në Itali vlerësohet të jetë rritur në 50 mijë.

Federata e mjekëve të Italisë tha se 27 mjekë kanë humbur jetën brenda 10 ditëve të fundit, derisa 27 mijë punonjës shëndetësorë janë infektuar gjatë muajit të fundit.

Ndryshe, numri më i lartë ditor i viktimave deri më tani u arrit më 29 mars, kur u regjistruan 969 të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version