Site icon Telegrafi

Italia raportoi afër gjashtë mijë raste të reja me coronavirus

Italia ka raportuar të martën 5,901 raste të reja nga coronavirusi, ndryshe nga e hëna ku regjistroi 4,619 të prekur.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, raportohet se rreth 112 mijë testime janë kryer brenda një dite.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve në Itali u rrit në 365 mijë, të dhënat përfshijnë edhe viktimat si dhe personat e shëruar.

Ndërkohë, 41 të vdekur u shënuan nga coronavirusi brenda një dite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave me COVID-19 në 36 mijë.

Pandemia e coronavirusit e cila shpërtheu muaj më parë ka infektuar më shumë se 37 milionë njerëz globalisht, si dhe la të vdekur një milion prej tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version