Në përpjekje që ta trajtojë përhapjen e coronavirusit, Italia po rekruton edhe mjekë të pensionuar, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë, kërkon që të gjitha shtetet ta kenë këtë si prioritetin kryesor.
Deri më tani, Italia është shteti më i goditur në Evropë nga coronavirusi, ku kanë vdekur 197 pacientë, derisa 4,600 të tjerë janë të infektuar me këtë sëmundje, transmeton Telegrafi.
Vendimi për ta rritur për 20 mijë mjekë stafin e përgjithshëm të spitaleve, është marrë pas mbledhjes së qeverisë që zgjati tërë natën, pasi u raportua për 49 vdekje vetëm brenda një dite.
Kjo vjen në kohën kur në Spanjë, 60 përcjellës të një funerali janë infektuar nga e njëjta sëmundje. Ata kishin qëndruar në një hapësirë të ngushtë, ndërsa nuk kishin përdorur maska apo mjet tjetër mbrojtës.
Shumë shtete raportojnë për masa të ndryshme ndaj coronavirusi, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, kërkon që ky të jetë prioriteti kryesore dhe të bëhet më shumë për ta eleminuar në tërësi.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, coronavirusia ua ka marrë jetën 3,526 personave, derisa 104,026 janë të infektuar. /Telegrafi/