Situata ekonomike në Itali nuk është në gjendjet mirë dhe përveç mendimeve të ndryshme nga njerëz të ndryshëm dhe për shkaqe të ndryshme mesa duket një nga mbikëqyrësit më të lartë të Bankës Qendrore Europiane (BQE) mendon se në një farë mënyrë Italia e ka vetë-shkaktuar situatën në të cilën gjendet.
Ignazio Angeloni tha gjatë ditës së sotme se recesioni i ekonomisë italiane është rrëzuar dhe është pasojë e zgjedhjeve të politikës ekonomike të qeverisë. Ai shtoi se rritja e yield-eve të obligacioneve në Itali po çonte në kushte më të forta kreditore dhe shtoi se ekonomia do të përfitonte nga një rënie në kostot e borxhit. /Telegrafi/