Nuk e dimë se kush është zbulues talentesh i Federatës Shqiptare të Futbollit në Itali, por ka një minus të madh. Ekipi ynë kombëtar nuk ka afruar në rrjetin e ekipeve të moshave Ramen Cepelen.
I riu shqiptar luan me ekipin U-15 të Interit dhe është një ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre. Mbrojtësi është edhe zëvendëskapiten i këtij ekipi.
Futbollisti i lindur në vitin 2003, luan si qendërmbrojtës dhe cilësitë e tij të mira kanë zgjuar edhe interesin e Italisë.
Eduasportin.com mëson se zyrtarët e Federatës të vendit fqinj nisën kontaktet me lojtarin dhe duan ta afrojnë me ekipet e tyre kombëtare.
Mbrojtësi ka cilësi shumë të mira, por nuk është kontaktuar asnjëherë nga zyrtarët e FSHF-së.
Duket e çuditshme diçka e tillë, pasi i riu po bën mjaft mirë me ekipin e tij italian dhe ka rënë shumë në sy. Humbëm Rashicën për teka personale, por të mos humbasim lojtarë për mungesë aftësie.