Site icon Telegrafi

Italia planifikon raund të ri masash anti-COVID-19

Qeveria italiane po planifikon një raund të ri masash antiCOVID-19, për të mbajtur pandeminë nën kontroll, por pa kthyer bllokimin e plotë, njoftoi sot media italiane.

“Elementët e planit të ri do të bëjnë të paligjshme grupimet jashtë lokaleve dhe restoranteve, si edhe do të aplikojnë kufizime të reja dhe numër më të ulët për pjesëmarrjen në tubime private”, sipas raporteve.

Ligji i ri do të ndalojë qëndrimet përpara bareve dhe restoranteve, raporton ATSh

Do të jetë e ligjshme që personat të qëndrojmë jashtë një restoranti, nëse ulen në një tryezë me largësi të mjaftueshme nga klientët e tjerë.

Kabineti është ende duke debatuar propozimin, por rregullat e reja pritet të paraqiten deri të enjten.

Exit mobile version