Site icon Telegrafi

Italia me plan 20 miliardësh për shpëtimin e bankave

Qeveria italiane ka vendosur që të çojë për miratim në parlament planin për një borxh prej 20 miliardë eurosh për të shpëtuar sektorin bankar në vend.

Ky plan do të fillojë së pari me shpëtimin e Monte dei Paschi di siena, që është huadhënësi i tretë më i madh në vend, dhe ai me më shumë probleme. Bankës më të vjetër në Botë, i nevojiten rreth 5 miliardë euro kapital shtesë si dhe të eliminojë “malin” e kredive me probleme, ose në të kundërt rrezikon të eleminohet nga Banka Qendrore Europiane.

Ministri italian i ekonomisë, në lidhje me planin e fundit të Qeverisë, deklaroi se, këto para do të shfrytëzohen për të garantuar likuiditetin e nevojshëm të sektorit bankar. “Një pjesë e këtyre parave do të përdoren edhe për rikapitalizimin e sektorit”, shtoi ai.

Lajmi është reflektuar edhe në aksionet e Monte dei paschi di Siena në rritje të konsiderueshme pas njoftimit. Banka do të përfitojë menjëherë injektim kapitali pas planit të shpëtimit shtetëror. /Telegrafi/

Exit mobile version