Site icon Telegrafi

Italia pajtohet me BE-në për reformat e shpenzimeve publike

Qeveria italiane ra dakord për një objektiv të deficitit buxhetor prej 2.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2019, por që mund t’i sjellë vendit konflikt me Bashkimin Evropian.

Ministri italian i Ekonomisë, Giovanni Tria, u ‘dorëzua’ ndaj presionit nga dy zëvendëskryeministrat e qeverisë, Luigi Di Maio, kreu i lëvizjes Pesë Yje dhe Matteo Salvini, i cili kryeson Ligën e djathtë ekstreme për të rritur shpenzimet publike, në mënyrë që të paguajnë premtimet për fushatën zgjedhore, si të ardhurat themelore universale, taksat e sheshtë dhe reformat e pensioneve.

“Ka një marrëveshje brenda gjithë qeverisë për 2.4 për qind, jemi të kënaqur, ky është një buxhet për ndryshim”, tha Di Maio dhe Salvini në një deklaratë të përbashkët.

Tria, një akademik që nuk është i lidhur me asnjë parti, kishte kërkuar një 1.9 për qind më konservatore për të shmangur shtimin e grumbullit të borxhit të Italisë, i cili aktualisht qëndron në rreth 131 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, i dyti më i lartë në Eurozonë pas Greqisë. Spekulimet se Tria do të japë dorëheqjen janë mohuar, raporton ANSA.it. /Telegrafi/

Exit mobile version