Site icon Telegrafi

Italia nuk po gjen pasardhës të Tottit ose Del Pieros

Italia ka konfirmuar numrat e fanellave për dy ndeshjet miqësore me Spanjën dhe Gjermaninë që zhvillohen në 24 dhe 29 mars, pro askush nuk e ka marrë numrin 10.

Azzurrët do të presin Spanjën në ‘Dacia Arena’ të Udines të enjten, ndërsa me 29 mars do të udhëtojnë në Allianz Arena të Munihut për tu takuar me Gjermanët.

Lojtarët e rinj të ardhur në këtë skuadër Federico Bernardeschi ka zgjedhur numrin 29, ndërsa Jorginho atë 14.

Ajo që bie në sy është se numrin ikonë të Italisë, atë 10, nuk e ka marrë asnjë lojtarë.

Ky numër është bartur nga emra të mëdhenj si Roberto Bagggio, Francesco Totti dhe Alessandro Del Piero.

Ky numër siç duket ishte rezervuar për Marco Verrattin, por ai u lëndua në stërvitje. /Telegrafi/

Numrat e lojtarëve: 1 Gianluigi Buffon, 2 Lorenzo De Silvestri, 3 Luca Antonelli, 4 Matteo Darmian, 5 Davide Astori, 6 Antonio Candreva, 7 Simone Zaza, 8 Thiago Motta, 9 Graziano Pelle, 11 Lorenzo Insigne, 12 Salvatore Sirigu, 13 Andrea Ranocchia, 14 Jorginho, 15 Francesco Acerbi, 16 Marco Parolo, 17 Eder, 18 Riccardo Montolivo, 19 Leonardo Bonucci, 20 Stefano Okaka, 21 Roberto Soriano, 22 Stephan El Shaarawy, 23 Emanuele Giaccherini, 24 Alessandro Florenzi, 25 Daniele Rugani, 27 Mattia Perin, 28 Giacomo Bonaventura, 29 Federico Bernardeschi.

Exit mobile version