Departamenti i Mbrojtjes Civile tha të premten se Italia ka regjistruar 393 raste të reja coronavirus në 24 orët e fundit.
Nga këto, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm 272 raste të reja janë në Lombardi, 69.2% e rritjes së përditshme kombëtare të së premtes.
Departamenti tha se 34.223 pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Itali, me mbi 56 vjeç.
Ndërkohë bëhet e ditur se vetëm të enjten, pati 53 viktima të reja.
Veç këtyre, theksohet se 173.085 njerëz tani janë shëruar nga coronavirusi në Itali.
Në shifra të përgjithshme, në Itali aktualisht janë 28,997 njerëz të infektuar me coronavirus.
Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, duke llogaritur pozitivet aktualisht, të vdekurit dhe ata që janë rikuperuar, tani është 236,305. /Telegrafi/