Telegrafi

Italia nuk fal dhe zhbllokon ndeshjen, shënon Nicolo Barella

Italia ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës në ndeshjen çerekfinale për Euro 2020.

Një ndeshje shumë e bukur mes këtyre dy skuadrave ku nuk kanë munguar rastet.

Italia shënoi fillimisht me Lero Bonuccin, por goli u anulua, ndërsa Gio Donnarumma bëri dy pritje të mëdha ndaj Romelu Lukakut dhe Kevin De Bruynes.

Por momenti i golit erdhi në minutën e 31-të, ku një gabim në mbrojtjen e belgëve, nuk u fal nga italianët.

Vermalen humbi një top, i cili u mor nga Marco Verratti, që asistoi te Nicolo Barella, i cili lëvizi bukur në zonë dhe dënoi portierin Thibaut Courtois (1-0).

Një ritëm i lartë dhe lojë e bukur deri më tani. /Telegrafi/