Site icon Telegrafi

Italia nuk i dha mbrojtjen e premtuar, vetëvritet shqiptarja që shkatërroi grupin e prostitucionit

Shqiptarja 46-vjeçare, e cila bashkëpunoi me autoritetet italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, ka vrarë veten duke u hedhur nga ura.

Mediet italiane, shkruajnë se Adelina Sejdini, e cila kishte lindur në Durrës falë bashkëpunimit të saj me policinë, çoi në arrestimin e 40 personave dhe 80 të tjerë u kallëzuan penalisht. Të gjithë të arrestuarit ishin pjesë e mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë.

Sipas medieve, ajo kishte frikë që të kthehej në Shqipëri nga frika se mos e vrisnin ata të cilët i kishte çuar pas hekurave.

“Nëse kthehem në Shqipëri jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kam arrestuar atëherë”, kishte thënë ajo.

Ajo për vite me radhë kishte kërkuar statusin e refugjatit në Itali, por që gjithmonë i është refuzuar. Shteti italian i premtoi mbrojtje në mënyrë që ajo të denonconte tutorët e saj, por pavarësisht kësaj një mbrojte të tillë ajo nuk e mori kurrë.

Adelina Sejdini, 46-vjeçarja e vetëvrarë

Sejdini, jetonte në Pavia dhe ishte e sëmurë me kancer, shpesh ajo shtrohej në spital në San Matteo.

Pasi u arratis nga shfrytëzuesit e saj, ajo denoncoi organizatën dhe në vitet në vijim punoi gjithashtu përkrah City Angels për të ndihmuar prostitutat e reja viktima të shantazhit për t’u çliruar nga ajo skllavëri.

Në Itali shkoi në moshën 22-vjeçare në vitin 1996, dhe që prej asaj kohe nuk ka marrë dot shtetësinë italiane.

Më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes para Ministrisë së Brendshme, por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda. Pas kësaj ajo tentoi që të fliste me presidentin italian Sergio Mattarella, ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, por që nuk ia arriti që të takonte asnjërin prej tyre. /Ora News/

Exit mobile version