Telegrafi

Italia një pikë larg Botërorit

Fabio Grosso shënoi në minutën e 11-të të ndeshjes pas një loje të mirë nga Andrea Pirlo, duke mposhtur portierin Dimitar Ivanko që me goditjen e parë.

Lojtari tjetër i Juventusit, sulmuesi Vincenzo Iaquinta shënoi golin e dytë për azurët në minutën e 40-të po ashtu i asistuar Pirlo.

Italia kryeson grupin me 20 pikë, katër më shumë se Irlanda me edhe dy ndeshje të mbetura. Një pikë iu mjafton italianëve të sigurojnë biletën për në Afrikë.