Italia voton në 4 dhjetor. Nuk bëhet fjalë për zgjedhje politike apo lokale, por për një referendum që kërkon miratimin e qytetarëve për disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese. 36 kapituj të kushtetutës ndryshojnë nga 139 gjithsej nëse qytetarët miratojnë propozimet me votën e tyre.
Por, çfarë ndryshon në Italië nëse italianët votojnë në mazhorancë “PO”.
Senati prek një ndryshim mjaft të madh. Nga 315 senatorë që ka aktualisht, do të jenë vetëm 100 nëse votohet “PO”.
Numri i këshilltarëve rajonalë do të jetë 74, 21 kryebashkiakë. Ndërkohë 5 senatorë do të nominohen nga presidenti i republikës me një mandat 7-vjeçar.
Senati i ri nuk do të ketë fuqinë për t’i dhënë besimin qeverisë, ajo do jetë prerogativë e dhomës së përfaqësuesve.
Nga ana tjetër Senati do të ketë mundësinë të japë propozime për modifikimin e ligjeve që burojnë nga kompetencat e tij, shkruan javanews.
Për ligjet që kanë të bëjnë me fuqinë e rajoneve dhe enteve lokale, Senati do të ketë fuqi më të madhe.
Ndryshime pëson edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit pasi ndryshon kuorumi. Nevojiten dy të tretat e votave për votimet e para, e më pas 3 të pestat. Presidenti zgjidhet me 3/5 duke filluar nga votimi i 5-të.
Me kushtetutën e re, aprovimi i ligjeve, do të ishte thuajse përherë prerogativë e dhomës së përfaqësuesve.